Skip to content
Rajoni

Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, Zemaj:”Po mendojmë mbylljen në fundjavë”

· 1 min lexim

Në Kosovë numri i të infektuarve me Covid-19 dhe viktimave po rritet çdo ditë e më shumë.

Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme qeveria Hoti ka vendosur masa të reja kufizuese që hynë në fuqi ditën e djeshme. Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës emergjente me Coronavirus – COVID -19, ka vlerësuar dhe i ka dhënë rekomandimet për Ministrinë e Shëndetësisë, për masat e reja.

Gjatë një interviste për mediat vendase,  ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj  tha se po e shohin si opsion kufizimin e lëvizjes në fundjavë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Zemaj nuk ka përjashtuar shtrëngim të masave kufizuese nëse sipas tij vazhdon të rritet numri i infeksioneve. Ai thotë se një alternativë është përmend edhe mbyllja në fundjavë.

E kemi trajtuar edhe opsionin e mbylljes për fundjavën. Nuk e kemi thënë publikisht. Mbyllja vetëm për fundjavë është më e lehtë pasi nuk ka shkolla dhe institucione. Por do të shohim si po shkon virusi deri të enjten, raporti mes të shëruarve dhe të sëmurëve”, është shprehur Zemaj.