- Reklamë -spot_img
27.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPolitikë"Rritja e pagave në fokus”, çfarë do të ndodhë sot mes opozitës...

“Rritja e pagave në fokus”, çfarë do të ndodhë sot mes opozitës dhe qeverisë?

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca plenare, ku në fokus të diskutimit do të jetë diskutimi dhe votimi i projektligjit që parashikon rritjen e pagave për:Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike. Deputetët do të flasin edhe për rritjen e rrogës minimale.

Të martën, në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

Pritet të ketë debate në Kuvend duke qenë se Sali Berisha, në mbledhjen me grupin e Rithemelimit tha se çështja kryesore që do të diskutonte do të ishte minimumi jetik.

Dy ditë më parë Komisioni i Ekonomisë vendosi që të rrisë pagat për ministrat dhe deputetët së bashku me 130 mijë punonjësit e administratës shtetërore dhe 250 funksionarët e lartë.

Me ndryshimet e miratuara, paga e Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit shkon në rreth 393 mijë Lekë, e ministrit në 318 mijë Lekë, ndërsa e deputetit në 310 mijë Lekë.

Pritet gjithashtu të ketë përplasje mes opozitës dhe qeverisë.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë