Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritja e depozitave në euro nuk u ndal as në mars, kalojnë vlerën e 6.4 miliardë eurove

12:36 02/05/2023
Reading Time: 2 min lexim

Depozitat në euro kanë vijuar rritjen edhe në muajin mars.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të tremujorit i 2023 totali i depozitave bankare në monedhën europiane arriti në 6.42 miliardë euro.

Depozitat në monedhën europiane janë shtuar më tej me 27 milionë euro krahasuar me shkurtin. Ndërsa me bazë vjetore, rritja e depozitave në euro është përshpejtuar më tej në 16.8%, nga 16.5% që rezultonte në fund të muajit shkurt.

Ndërkohë që depozitat në lekë po shfaqen në stanjacion që prej vitit të kaluar, ato në euro vazhdojnë të rriten me ritme dyshifrore, fakt që në mënyrë të tërthorte dëshmon edhe prurjet e mëdha të euros në ekonominë shqiptare.

 

 

Në periudhën pas pandemisë, depozitat në euro në sektorin bankar shqiptar janë rritur me rreth 45%. Pothuajse tre të katërtat e depozitave në euro i takojnë individëve.

Gjatë muajve të fundit, po vërehet një rritje në segmentin e depozitave me afat në euro. Kjo mund të shpjegohet me rritjen e normave të interesit, që i ka shtyrë depozituesit të vendosin më shumë fonde në depozita me afat.

Rritja e depozitave në euro po kushtëzon edhe rritjen e mëtejshme të euroizimit të bilanceve të sektorit bankar shqiptar, pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për ta frenuar këtë tendencë me strategjinë e deeuroizimit. Zgjerimi i depozitave në euro favorizon si pasojë edhe një rritje të kreditimit të ekonomisë në euro, tendencë që është bërë edhe më dominuese në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 58% e kredisë për tremujorin e parë është dhënë në monedhën euro. Euroizimi në rritje i sektorit financiar është në vetvete simptomë e një ekonomie reale gjithnjë e më të euroizuar.

Efektet e prurjeve të larta valutore në ekonominë shqiptare po shfaqen gjithnjë e më të forta edhe në kursin e këmbimit valutor. Gjatë muajit prill, euro ka prekur vlerat më të ulëta historike në kursin e këmbimit me lekun. Tashmë, euro këmbehet pranë nivelit të 111 lekëve, me një rënie vjetore prej 7.6%.

Banka e Shqipërisë e shpjegon rritjen e ofertës së euros dhe nënçmimin e saj historik kryesisht me përmirësimet domethënëse në bilancin e pagesave, sidomos falë zgjerimit të të ardhurave nga turizmi dhe nga eksportet e tjera të shërbimeve, por edhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja direkte.

Zhvlerësimi i lekut kundrejt euros ka ndihmuar në amortizimin e pjesshëm të presioneve inflacioniste të ekonomisë shqiptare, ndërsa ka sjellë përfitime edhe për huamarrësit në monedhën europiane, duke filluar nga qeveria shqiptare. Por, nga ana tjetër, rënia e euros po dëmton sektorët eksportues të mallrave dhe shërbimeve në ekonomi, ashtu si edhe familjet përfituese të remitancave./Monitor/

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Emigracioni në Gjermani, DW: Berlini mund të shqyrtojë të drejtën për azil jashtë BE-së

Emigracioni në Gjermani, DW: Berlini mund të shqyrtojë të drejtën për azil jashtë BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.