Skip to content
Aktualitet

Rritja e çmimit të miellit, vendimi që ka marrë Komisioni i Konkurrencës për kompanitë

· 2 min lexim

Në lidhje me rritjen e çmimit të bukës që disa javë më parë solli reagime të shumta nga qytetarët dhe jo vetëm, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur ditën e sotme me 3 vota pro dhe 2 kundër, që të mos i gjobisë ndërmarrjet që merren me shitjen dhe tregtimin e miellit.

Kujtojmë se rritja e çmimit të bukës ka sjellë shqetësim të madh tek qytetarët, ndërsa pronarët e furrave të bukës kanë theksuar se ky vendim vjen pasi kompanitë e miellit kanë rritur çmimin.

Në lidhje me këtë konstatim të bërë nga qytetarët, Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës ka votuar kundër gjobitjes së kompanive që kanë rritur çmimet.

Njoftimi i plotë

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell  Tirana  SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.

Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë:

  1. Znj. Juliana Latifi
  2. Eduard Ypi

Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë:

  1. Znj. Leida Matja
  2. Znj. Adriana Berberi
  3. Denar Biba