Skip to content
Bota

Rritet numri i viktimave, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

· 1 min lexim

Ka shkuar në 95 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes në Spanjë.

Qeveria spanjolle shpalli tre ditë zie duke filluar nga e enjtja.

Rreshjet që filluan të martën dhe vazhduan të mërkurën shkaktuan përmbytje në të gjithë Spanjën jugore dhe lindore, duke u shtrirë nga Malaga dhe deri në Valencia.

Shërbimet e urgjencës në rajonin lindor të Valencias konfirmuan të mërkurën 92 të vdekur. Dy viktima të tjera u raportuan në rajonin fqinj Castilla La Mancha, ndërsa Andaluzia jugore raportoi një vdekje.

“Për ata që kërkojnë të dashurit e tyre, e gjithë Spanja ndjen dhimbjen tuaj”, tha Kryeministri Pedro Sánchez në një fjalim në televizion.