Rritet numri i viktimave nga tërmeti, rrënojat përpijnë persona të tjerë në Durrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës rihter goditi mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

Zonat më të prekura janë Durrësi, Thumana, Kavaja dhe Tirana.

Pas goditjes së fuqishme, u regjistruan edhe lëkundje të tjera.

Si pasojë e tërmetit, disa shtëpi në Durrës dhe Thumanë u shembën, duke shkaktuar deri më tani 11 viktima, numër ky i pakonfirmuar zyrtarisht.

Forcat e shpëtimit, kanë arritur që të nxjerrin nga rrënojat 23 persona, ndërsa kërkimet vijojnë ende.

Së fundmi, një grua dhe një fëmijë kanë ndërruar jetë në Durrës.

Spitalet e vendit ndërkohë janë mbushur me të plagosur, ndërsa emergjencat civile janë përqëndruar në Durrës dhe Thumanë.

Shpërndaje
Share.

Komento