Shkon në 13 numri i viktimave, nxirret një burrë nga rrënojat e hotelit në Durrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria është përfshirë nga një situatë terrori dhe paniku që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Vendi ynë u godit në orën 04:00 të mëngjesit nga një tërmet 6.4 i shkallës rihter .

Ky tërmet konsiderohet si më i fort ii 30 viteve të fundit.

Si pasojë e lëkundjeve janë shembur disa ndërtesa e palate në Durrës, Thumanë, Tiranë, Kavajë e Shijak.

Në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nga rrënojat, por nipi i saj arriti që të shpëtonte fatmirësisht.

Katër të pajetë u nxorrën nga rrënojat e pallateve në Durrës, Në Kurbin kanë ndërruar jetë dy persona, njëri i cili u hodh nga ballkoni, i kapur nga paniku dhe tjetri në aksident me makinë.

Situatë është më dramatike në hotel “Lubjana” në Durrës, pasi pronari ka dhënë alarmin, se në bodrum ndodhet një bombol gazi 250 litra.

Një tjetër i pajetë ndërkohë është nxjerrë nga rrënojat e hotel “Miramar në Durrës.

Shkatërrimit nuk i ka shpëtuar as hotel “Tropikal”, në rrënojat e të cilit ndodhen edhe dy shtetas kosovarë.

Në ndihmë të Shqipërisë, autoritetet kosovare kanë nisur dhjetëra forca shpëtimi dhe mjete.

Gjithashtu shtetet fiqnje si Greqia, Italia, kanë nisur mjete dhe trupa, për të përballuar situatën.

Shpërndaje
Share.

Komento