Skip to content
Aktualitet

Rritet numri i viktimave, mbytet pushuesi në Vlorë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë më parë në Vloë. Një pushues i moshuar ka humbur jetën, e ndërsa dyshimet e policisë janë se ka pësuar atak kardiak kur është futut në det për t’u larë.

Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Ri, mesditën e sotme në Vlorë, ku 70-vjeçari Sh. C., ka qenë duke pushuar vetëm.

Mësohet se i ndjeri ka qenë banor i Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Në orën 11:45, në Spitalin e Vlorës ka mbërritur një shtetas i moshuar i cili dyshohet të ketë pësuar atak kardiak në ujë.

Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Ri pranë lagjes “Ujë i Ftohtë”, ku 70 vjeçari Sh.C, me banim në Vlorë ka qenë duke pushuar vetëm.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.