Skip to content
Bota

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19, mbi 48 milionë raste pozitive në shkallë botërore

· 2 min lexim

Që nga fillimi i pandemisë e deri më në gjithë botën janë infektuar me Covid-19, 48,034,287 njerëz nga të cilët kanë ndërruar jetë 1,224,415 prej tyre.

Deri më tani SHBA-ja mban vendin e parë në botë për numrin më të madh të infektimeve, pasi deri më tani janë regjistruar  9,485,448 raste pozitive me Covid-19 dhe 233,717 të vdekur.

Situata bëhet alarmante pasi gjatë këtyre ditëve në SHBA u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe sipas ekspertëve pritet që numri i të infektuarve të rritet edhe më shumë.SHBA-ja për herë të parë që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 ka regjistruar mbi 100 mijë raste në 24 orë.

Ndërkohë India dhe Brazili renditen në vendin e dytë dhe të tretë për nga rastet. Rusia është e katërta me mbi 18 mijë raste ditore dhe më shumë se 1.6 milionë të infektuar në shkallë kombëtare.Rusia ka urdhëruar popullsinë të përdorë maska në disa vende publike dhe u ka kërkuar autoriteteve të shqyrtojë mundësinë e mbylljes së loakleve gjatë natës.

Në Europë vendin e parë për numrin më të lartë të infektimeve e mban Franca me 1,466,433 raste të konfirmuara dhe 37,435 viktima.

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Infermierëve, Covid-19 u ka marrë jetën 1500 infermierëve në gjithë botën./Iconstyle.al/