Rritet numri i të helmuarve në Bulqizë/ Mjeku: Dyshimet janë për ujin e pijshëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i personave të paraqitur në Spitalin e Bulqizës me helmim sa vjen e rritet. Që nga mbrëmja e djeshme deri në mëngjesin e sotëm, 7 raste të tjera janë paraqitur në gjendje të rëndë.

Vet mjeku role, Shahin Kaja ka thëën se deri më tani janë 78 persona që kanë paraqitur të njëjtat simptoma dhe më shumë persona i përkasin lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës.

“Shenja intoksikimi janë, sepse shprehen me të vjella, me heqje barku. Shkaqet pastaj nuk dihen, por më shumë dyshime ngrihen për linjën e ujit të pijshëm. Vet kontingjenti në qytet bën që mundësia të jetë më tepër prej ujit, sepse nuk bëhet fjalë as për dasma, as për takime të tjera”, tha më herët mjeku Shahin Kaja.

Mirëpo, përfaqësues të Drejtorisë së Ujësjellësit në Bulqizë hedhin poshtë këtë akuzë duke e quajtur të pamundur, megjithatë presim që numri të mos rritet ende më shumë dhe të ketë një frenim të fenomenit.

Shpërndaje
Share.

Komento