Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritet ndjeshëm prostitucioni në Shqipëri, shteti po përgatit një ndryshim të rrezikshëm në Kodin Penal

14:45 29/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Rritet ndjeshëm prostitucioni në Shqipëri, shteti po përgatit një ndryshim të rrezikshëm në Kodin Penal

Gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari ka ngritur një alarm publik për përhapjen masive të prostitucionit në Shqipëri, duke theksuar se fenomeni po zhvillohet me ritme të larta në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi. Sipas saj, ky aktivitet i paligjshëm po maskohet pas Airbnb-ve, salloneve estetike dhe rrjeteve online.

“Prostitucioni në Shqipëri nuk është më një çështje e fshehtë. Ai po shtrihet me ritme alarmante në qytete si Tirana, Elbasani, Durrësi, duke u maskuar pas Airbnb-ve, salloneve estetike dhe rrjeteve online. Por kjo nuk është thjesht histori ‘vajzash që e zgjedhin vetë’. Është një histori e institucioneve që nuk duan të shohin, nuk duan të kuptojnë dhe nuk duan të ndërhyjnë”, shkruan Lekatari.

Ajo evidenton problematika të thella që shoqërojnë këtë dukuri, duke nisur nga mungesa e kontrollit shëndetësor dhe edukimit seksual, te trajtimi i vajzave të shfrytëzuara si delinkuente dhe jo si viktima.

“Infeksionet seksualisht të transmetueshme po shtohen. Nuk ka kontroll mjekësor, nuk ka edukim seksual, nuk ka as protokoll për ndjekjen e rasteve të dyshimta.”

“Vajzat e shfrytëzuara nuk marrin asnjë ndihmë pas arrestimit. Ato procedohen penalisht dhe më pas braktisen shpeshherë pa dokumente.”

“Trafikimi i qenieve njerëzore po gjen terren të butë. Shumica e vajzave janë të huaja, të rekrutuara përmes premtimeve false dhe të dërguara në Shqipëri si destinacion transit drejt BE-së.”

Sipas Lekatarit, reagimi institucional është inekzistent, i vonuar ose edhe i përfshirë në problematikë.

“Institucionet? Ose janë të vonuara, ose janë të përfshira.”

Ajo thekson mungesën e plotë të një politike shtetërore për menaxhimin e fenomenit: “S’ka strategji për rehabilitimin e viktimave. S’ka sistem referimi midis policisë, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale. S’ka databazë për ndjekjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. S’ka mbështetje psikologjike, ligjore apo sociale për gratë e shfrytëzuara.”

Në këtë klimë mungese ndërhyrjeje dhe mbrojtjeje, Lekatari paralajmëron një zhvillim shqetësues: shteti po përgatit ndryshime në Kodin Penal që, sipas saj, rrezikojnë të formalizojnë shfrytëzimin.

“E gjithë kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur shteti shqiptar po përgatit një ndryshim të rrezikshëm në Kodin Penal: jo vetëm dekriminalizimin e punës seksuale (pozitiv), por edhe legalizimin e saj, pa u konsultuar me viktimat, pa pasur politika sociale, pa sistem referimi institucional dhe ende pa debat publik të ndershëm.”

Ajo ngre pyetjen thelbësore mbi motivet e kësaj nisme:

“Kush ka kërkuar legalizimin e punës seksuale në Shqipëri? Gratë, punëtoret, viktimat apo burrat që blejnë seks?” – përfundon Zhaklin Lekatari.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
BE-ja në alarm për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Serbia nën vëzhgim

BE-ja në alarm për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Serbia nën vëzhgim

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English