Skip to content
Të Gjitha

Rriten përsëri rastet e reja pozitive, shënohen 5 humbje jete në dy spitalet Covid

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

Ndërkohë njësoj si një ditë më parë 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Cerriku  një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.

COVID-19 – Statistika (4 Shtator 2020)

Testime totale               66197

Raste pozitive              9967

Raste të shëruara       5882

Raste Aktive                3779

Humbje jete 306 (Qarku Tiranë 145, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 15, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2066

Durrës               452

Shkodër           293

Lezhë               196

Korçë               135

Kukës               129

Elbasan             127

Vlorë               121

Fier                  114

Berat               73

Dibër               39

Gjirokastër     34