- Reklamë -spot_img
27.5 C
Tirana
Faqja kryesoreRajoni - BotaKosovëRriten frikshëm rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, një pacient humb...

Rriten frikshëm rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, një pacient humb jetën në 24 orët e fundit

- Reklamë -spot_img

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë  ka bërë publike të dhënat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Sipas të dhënave të publikuara në 24 orët e fundit është dyfishuar numri i rasteve të reja, sipas njoftimit zyrtar në Kosovë nga 3.160 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitiv 221. Po ashtu një person nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin e rrezikshme në orët e fundit. Lajm i mirë është se betejën me koronavirusin e kanë fituar 21 persona. Ndërsa 2 mijë e 268 persona kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë deri më tani në të gjithë Kosovën. Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e varianteve të reja të virusit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

04 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

Në total numri i rasteve aktive është 888.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë