Rrëzimi i dekretit të Metës/ PD-LSI letër Kuvendit: Të anullohet vendimi dhe të rishqyrtohet dekreti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho i janë drejtuar me një letër Këshillit për Rregulloren dhe Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, duke kërkuar anulimin e rrëzimit të dekretit të Presidentit për ligjin e  ‘tatimi mbi të ardhurat’.

Në letrën e PD-LSI, thuhet se mazhoranca ka shkelur rregulloren në seancën e 20 dhjetorit, pasi brenda 12 orësh dekreti erdhi në Kuvend dhe më pas u rrëzua nga Këshilli i Ekonomisë.
Opozita kërkon të rishqyrtohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për dividentin dhe të anulohet vendimi i Komisionit të Ekonomisë.

“Duke vepruar në këtë mënyrë, Kuvendi i Shqipërisë, duke shkelur Rregulloren, ka minuar bashkëjetesën normale të të gjitha grupimeve politike në Kuvend. Nëse opozitës i mohohet e drejta e saj kushtetuese për t’u njohur me çështjet që shqyrtohen e miratohen në Kuvend, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit, atëherë ky veprim antikushtetues tenton të asgjësojë defacto rolin e opozitës në Parlament, që është jetik për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar”- thuhet në letër.

Krerët e grupeve parlamentare kërkojnë nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që:

1-Të konstatojë shkeljen e Rregullores së Kuvendit.
2-Të kërkojë nga Kryetari i Kuvendit anulimin e vendimit të Kuvendit të datës 20 dhjetor 2018.
3-Të kërkojë nga kryetari i Kuvendit shqyrtimin e miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për disa ndryshime dhe shtetas në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar, sipas procedurave ligjore të paracaktuara nga Rregullorja e Kuvendit.

Shpërndaje
Share.

Komento