Skip to content
Bota

Rrezikon Silvio Berlusconi?/ Shtrohet me urgjencë në spitalin San Raffaele në Milano

· 1 min lexim

Ka qenë padyshim një nga liderët më karizmatik, mirëpo sot gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Silvio Berlusconim, i cili ësht shtruar me urgjencë në spital.

Mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 10:00, ish-kryeministri italian nuk është ndier mirë dhe është dashur që të transportohet me ambulancë drejt spitalit San Raffaele në Milano për të bërë kontrollin e plotë, shkruan “Corriere della Sera”.

Dita e sotme duket të jetë e rëndësishme për Berlusconin pasi në orën 14:00 ka një takim të rëndësishëm në Villa Gernetto, prej nga do të bëjë edhe prezantimin e kandidatëve të Forza italia.

Por kjo kurrësesi nuk ka për ta penguar atë që të jetë pjesë e takimit dhe këtë e vërtetojnë burime nga afër ish-kryeministrit.

Kujtojmë se Silvio Berlusconi është operuar në vitin 2016 nga një problem që ka pasur me aortën.