Skip to content
Të Gjitha

Rrezikohet jeta e kalimtarëve, bie pema e vjetër pranë spitalit të Pediatrisë në Tiranë

· 1 min lexim

Është rrëzuar mëngjesin e sotëm në hyrje të spitalit të Pediatrisë në Tiranë një pemë e madhë.

Rrëzimi i pemës në trotuar ka rrezikuar dhe jetën e kalimtarëve të shumtë që po kalonin në rrugë.Dyshohet se shkak i rënies së pemës janë bërë erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë pushtuar vendin tonë prej dy ditësh.

Në vendngjarje menjëherë ka shkuar policia bashkiake e Tiranës që kanë nisur prerjen e trungut dhe largimin e telave të korrentit që qëndruan varur për disa minuta.

0327557e-a432-46c5-b916-82c1c7432b10-770x347.jpgScreenshot_9.png