Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rreth 4 muaj luftë, Ukraina zbulon detaje të reja nga “procesi i filtrimit”

17:12 16/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ukraina po bën tashmë pothujse 4 muaj luftë me Rusinë, ndërkohq që tashmë detaje tronditëse vijnë nga qytetarët e Mariupolit në lidhje me krimet ruse në këtë qytet.

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar se mijëra banorë të qytetit port i cili u bë i njohur në të gjithë botën për intensitetin dhe brutalitetin e sulmeve nga trupat ruse, janë detyruar të kalojnë një proces të quajtur filtrim teksa përpiqen të largohen nga qyteti.

Zyrtarët janë shprehur se një proces i tillë është poshtëruese për shumicën pasi përfshihet edhe zhveshja e civilëve, ndërsa për disa procesi përfshin edhe përdorimin e dhunës.

Në dëshmitë e zbardhura bëhet me dije se civilët përballen me një proces marrjeje në pyetje të ashpër, çka mesa duket është një përpjekje e forcave pushtuese për të krijuar ndonjë lidhje të mundshme me ushtrinë, forcat e rendit dhe madje edhe pushtetin vendor. Në shënjestër janë veçanërisht burrat në moshë për të luftuar.

Andriy, një oficer marketingu 28-vjeçar, ka dëshmuar se ishte rrahur nga anëtarët e shërbimit rus të sigurisë, FSB, pasi ata gjetën një postim që ai kishte shpërndarë në Instagram të një fjalimi që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbajti në fillimi i luftës.

Në një moment, pas një goditjeje në stomak, ai ndjeu sikur do t’i binte të fikët, por arriti të ulet në një karrige.

“Unë pyesja veten se çfarë do të ishte më mirë: të humbas vetëdijen dhe të rrëzohesha ose të vazhdoja të durojë dhimbjen”, është shprehur ai.

Pas një marrjeje të tillë në pyetje Andriy është liruar, por është detyruar që së bashku me familjen të shkonte në Rusi.

“Unë madje jam përpjekur që të justifikoj disi gjithë atë proces dhe të gjej arsye për të thënë që është e logjikshme. Por nuk gjej. Nuk ka logjikë”, deklaroi 28-vjeçari.

Ndërkohë, Yuriy Belousov, i cili drejton Departamentin e Luftës në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ukrainas, është shprehur se ekipi i tij ka marrë raportime të cilat dëshmojnë për tortura dhe madje edhe vrasje gjatë procesit të filtrimit.

“Duket se është një politikë ruse e cila ishte projektuar paraprakisht dhe e përgatitur mjaft mirë. Padyshim që nuk është vetëm një rast i vetëm ose diçka që po kryhet i bërë nga një ushtarak vendas”, tha Belousov.

Ai pranon se është e vështirë të verifikohen pretendimet e bëra nga civilët, ose të vlerësohet shkalla e dhunës.

Autoritetet ukrainase nuk janë në gjendje të kryejnë hetime në territoret e pushtuara dhe shumica e viktimave ngurrojnë të ndajnë historitë e tyre, të shqetësuara se të afërmit në Mariupol mund të jenë në shënjestër nëse zbulohet identiteti i tyre.
Por disa banorë kanë ndarë me mua përvojat e tyre të tmerrshme gjatë largimit nga qyteti. Një prej tyre është Maksym, një punëtor çeliku 48-vjeçar.

Gjithashtu ai thotë se u rrah gjatë një marrjeje në pyetje nga oficerët rusë, gjë që e la me katër brinjë të thyera.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Problemet në bujqësi, Dashamir Shehi: Po na mban me bukë Serbia

Problemet në bujqësi, Dashamir Shehi: Po na mban me bukë Serbia

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English