Detaje të reja janë zbardhur nga rrëmbimi i Jak Prengës në Kamëz.
Policia ka gjetur makinën e autorëve tip ‘Renge Rover’, e denoncuar e vjedhur, në Durrës.
Automjeti është gjendur i djegur.
Ndërkohë, nuk ka asnjë të dhënë nga 49-vjeçari.
Ai u rrëmbye para tre ditësh në Kamëz nga dy persona të tjerë.
Dyshohet se Prenga u ka patur atyre një borxh të pashlyer.
Ai i kishte marrë një hua për të blerë një makinë, por nuk e ka shlyer atë.