Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rrëmbimi i tij bëri bujë të madhe, Kozak tregon me detaje ngjarjen

08:59 16/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Rrëmbimi i Kozak Braçit, i njohur ndryshe si “Mbreti i Instagramit, disa javë më parë bëri bujë të madhe mediatike, ndërsa e gjithë skena u transmetua “live” në rrjetet sociale.

Kozak ka treguar detaje për ngjarjen në emisionin “Zonë e Lirë”, ndërsa ka pranuar se edhe ai kishte bërë gabim. Ai ka thënë se e gjitha nisi si grindje në Instagram e më pas atij i hodhën tritol te shtëpia.

Kozak ka treguar se kishte një muaj që e ruanin dhe bënte lëvizje të kontrolluara, ndërsa ditën që ndodhi rrëmbimi ai kishte treguar neglizhencë.

Më tej ai ka thënë se marrja peng ishte një presion dhe adrenalinë shumë e madhe, ndërsa për rrëmbimin e tij janë harxhuar 20 mijë euro.

“Edhe unë pata bërë pak gabim. E shava. Më hodhën një tritol te shtëpia dhe aty fillova të shaja dhe unë. Nisi grindje në Instagram, budallëqe me story, u kapëm kot. Më hodhën atë tritolin te shtëpia, si të shikosh nënë të qajë në shtëpi. Me atë kisha sherr dhe mendova që ma bëri ai. Fillova ta shaja dhe dola nga shinat. Bëra gabim dhe unë. Të rrëshket ndonjëherë këmba dhe nuk di çfarë bën. Dhe ai personi që kam sharë nuk ishte ndonjë kalama, ishte me pozita.  Presioni ishte shumë i madh. Nuk ishte mirë të bëjë video se ajo ishtë gjë koti.

Kur u mora peng doja veç të shpëtoja, nuk mendoja gjë tjerët, vetëm të lirohesha. Si të shohësh 13 veta që kanë ardhur për ty normal që ke frikë. Është gjëja më e keqe të të marrin peng. Isha në shtëpi. Kisha 1 muaj që më ruanin, por nuk më kapnin, me kamera nëpër makina, se nuk ishte kollaj që të kapesha. Ruhesha. Bëja lëvizje të kontrolluara. Kur ke famë nuk del tek pullë. Edhe nuk ruhesha dhe shumë fare por e neglizhova situatën. Ishte ora 18:00, isha live, mora një taksi në telefon dhe i thashë dua të iki në studio të regjistroja këngën. Marr taksinë, e merrja përherë. Hipi në taksi mbrapa, atë ditë sikur e ndjeja.

I them ec shpejt se mos na marrin peng. Më del një grua që kam te lagjia, një grua me karrocë. Ajo më vonoi. Futem te makina dhe më ndaluan 4 makina, më bllokojnë poshtë shtëpisë edhe më marrin peng. U futa në peng, shumë presion i madh, shumë adrenalinë e madhe. Janë harxhuar 20 mijë Euro të kapesha unë”, ka treguar Kozak.

Kujtojmë që e gjitha nisi pas një sherri mes tij dhe Fabio Dushkut. Fabio Dushku, 35 vjeç, është me origjinë nga Mirdita. Prej 11 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo. Fabio Dushku është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kozakrrembimi

Të tjera

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
'Stuhia' godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Detajet e tragjedisë në Qerret, kush ishin katër turistët rusë që humbën jetën në saunën e hotelit (Emrat)

Detajet e tragjedisë në Qerret, kush ishin katër turistët rusë që humbën jetën në saunën e hotelit (Emrat)

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English