Skip to content
Kosovë

Rregullat e reja anti-COVID në Kosovë, nuk mund të shkoni në lokale nate e qendra tregtare pa u vaksinuar

· 2 min lexim

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia dhe përfaqësuesi i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Driton Hoti, kanë folur ditën e sotme për masat e reja anti-COVID.

Ata bënë me dije se është marrë vendimi që vaksina të bëhet e detyrueshme, për personat që do të marrin pjesë në aktivitetet shoqërore, në qendrat tregtare, klubet e natës dhe në dasmat familjare.

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-COVID, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftimin e OHT-së.

Ndër të tjera është e detyrueshme që stafi i të punësuarve në sektorët e mësipërm të jetë i vaksinuar me të paktën me dozën e parë të vaksinës, deri në datën 12 gusht.

“Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektorëve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet me dije se është diskutuar edhe zgjatjen e orarit për klubet e natës, të cilat do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orën 03:00 pas mesnatës.

“Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”, bën të ditur njoftimi.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi më datën 11 gusht