Një grua është arrestuar nga policia, për dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.
Ngjarja është regjistruar në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”.
Rudina Murataj, 35-vjeçe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës 7-vjeçare me iniciale A.K.
E gjithë skena është regjistruar në sy të mësueseve.
Mësohet se 35-vjeçarja është e divorcuar nga bashkëshorti.
Gjithashtu ajo ka edhe një vajzë tjetër 10-vjeçare.