- Reklamë -spot_img
-2.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetRrahja për vdekje e Nuri Bashës në Dibër, zbardhet ngjarja pas 7...

Rrahja për vdekje e Nuri Bashës në Dibër, zbardhet ngjarja pas 7 muajsh

- Reklamë -spot_img

Në qershorin e vitit të kaluar, Nuri Basha u plagos rëndë ku më pas humbi edhe jetën në spital.  Rreth 7 muaj më vonë, kanë dalur në dritë detaje mbi ngjarjen e rëndë dhe si pasojë është ekzekutuar masa “Arrest me burg”  për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim për 3 shtetas të cilët ishin nën hetim, për këtë ngjarje, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Të arrestuar janë shtetasit, Eduart Torba, Ahmet Torba dhe Lavdrim Kaleci , të tre banues në Peshkopi.

Sipas forcave blu, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të Kalecit pas një konflikti për motive të dobëta, Eduart Torba në bashkëpunim me Ahmet Tobën dhe Lavdrim Kalecin, kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor proaktiv i koduar “Deepened”. Zbardhet ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2022, në Peshkopi, ku mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari N. B., i cili më pas humbi jetën, në spital. Zbardhja e ngjarjes, si rezultat i hetimeve të thelluara, të zhvilluara nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për 3 shtetas të cilët ishin nën hetim, për këtë ngjarje, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në qershor të vitit 2022, në fushën e krimeve kundër personit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deepened”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

  1. T., 49 vjeç, A. T., 64 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi.Nga tërësia e hetimeve të thelluara dyshohet se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. T., në bashkëpunim me shtetasit A. T., L. K. dhe O. T. (i arrestuar më parë), kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin N. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj