Skip to content
Showbiz

Ronaldo në fushë me kombëtaren portugeze, hajdutët i hynë në shtëpi dhe marrin sende me vlerë

· 2 min lexim

Ylli i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo ka rënë pre e hajdutëve të cilët kanë hyrë brenda shtëpisë së tij në Madeira.

Mediat e huaja raportojnë se hajdutët kanë vjedhur në shtëpinë e CR7 një shumë të konsiderueshme sendesh me vlerë dhe më pas janë larguar. Mësohet se falë një garazhi të hapur, hajdutët janë futur në shtëpi në një kohë që Ronaldo luante me kombëtaren portugeze në ndeshjen përballë Spanjës mbrëmjen e kaluar.

Kanë qenë të afërmit e yllit juventin që kanë bërë ditur lajmin dhe thanë se mes sendeve të vjedhura, hajdutët morën një bluzë Juventuesi të nënshkruar, që kushton rreth 180 paund.

Policia ka arritur ta identifikojë hajdutin përmes kamerave dhe janë shprehur se ai nuk është një emër i panjohur për ta. Megjithatë deri më tani askush nuk ka rënë në pranga për vjedhjen. Ende nuk dihet nëse nëna dhe vëllai i Ronaldos kanë qenë të pranishëm në shtëpi gjatë atij momenti.

Ndërsa partnerja e futbollistit nuk ka qenë brenda, për shkak se është larguar për Javën e Modës në Paris. Ndërkohë Cristiano nuk ka reaguar ende për vjedhjen e shtëpisë, që e ka blerë në vitin 2015-të dhe e rinovoi sipas dëshirës së tij.