Skip to content
Të Gjitha

Rokadë në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu shkarkon e zëvendëson disa drejtorë Policie

· 2 min lexim

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka shkarkuar e ndërruar disa drejtorë qarku dhe kufiri.

Kujtjmë këtu se Veliu po bën këto ndërrime e shkarkime në një periudhë që duhet të ishte shkarkuar edhe ai vetë për shkak të videos që publikoi disa ditë më parë, të nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga efektivët e policisë.

Veliu e kaloi lehtë këtë situatë duke kërkuar falje publike.

Ndjesën e tij e pranoi edhe kryeministri Rama, i cili nuk mori asnjë masë kundrejt Veliut.

Ditën e sotme është mësuar se është shkarkuar drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika, duke u zëvendësuar nga Ferdinand Mara.

Në Fier është emëruar Drejtor Qarku Bledar Çeliku, ndërsa në Berat i është besuar detyra Neritan Nallbatit.

Po ashtu, janë ndërruar edhe drejtorët e Kufirit në Vlorë, Gjirokastër, Tiranë e Korçë.

Drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier.

Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër, ku largohet ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha.

Gjithashtu, është larguar nga detyra edhe drejtori i Kufirit në Vlorë, Luan Hysenaj.

Ndërsa në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë emërohet Arben Ibro.