Roja e sigurisë dhe policia kthejnë çantën me 27 mijë euro te qytetarit

Policia e Tiranës ka kthyer një çantë me 27 mijë euro, të cilën një qytetar e kishte harruar në një qendër tregtare.
Çanta ishte gjetur nga roja i sigurisë, i cili e kishte vënë re të varur në një karrocë supermarketi.
Pas një hetimi të shpejtë dhe verifikimeve, policia identifikoi pronarin dhe ia dorëzoi shumën e parave.