Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Kryetarja aktuale e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani është duke ecur në të njëjtën rrugë me ish-kryetarin të cilin zëvendëson. Por duket se rruga do ta çojë shpejt pas hekurave në Durrës, përkrah mikut të dikurshëm, armikut të tanishëm, Erion Veliajt.

Në vendet ku demokracia funksionon, një skandal për përdorim privat të makinave shtetërore mjafton për të shkundur postet më të larta. Ndërsa në Shqipëri, zyrtarët jo vetëm që nuk japin dorëheqje, por e kthejnë turpin në arrogancë dhe transparencën në sulm.

Një investigim i “Piranjave” dokumentoi sesi dy makina bashkiake shërbejnë për nevojat personale të familjes Ristani. Njëra për të çuar bashkëshortin Bledi Cikopana në punë, i cili, për ironi është punonjës në Presidencë. Tjetra për të çuar fëmijët në shkollë. Ndërkohë, kryetarja e bashkisë shfaqet në palestër çdo mëngjes, teksa zyra e saj pret.

Një makinë zyrtare (AB649LD) përdoret për rutinën e bashkëshortit, ndërsa një tjetër (AB338OA) i është dedikuar rutinës së fëmijëve. Po fondet e qytetit? Po buxheti i bashkisë? Asnjë shpjegim.

Ristani nuk reagoi për faktet. Ajo reagoi për gazetarin. Me një fjalor të denjë për një “reality show”, jo për një përfaqësuese publike, ajo i quajti gazetarët “maniakë”, “legenë” dhe “turpi i gazetarisë”. Në vend që të sqaronte përdorimin e mjeteve publike, e zhvendosi vëmendjen tek vetja si nënë dhe bashkëshorte, duke pretenduar se “dhuna mediatike” kishte prekur fëmijët e saj.

Në një status të gjatë në Facebook, Ristani u përpoq të transformojë veten nga të akuzuar, në të përndjekur. E quajti raportimin “terrorizëm psikologjik” dhe paralajmëroi padi. Por askund, në asnjë rresht të deklaratës së saj, nuk tha një fjalë përse makinat bashkiake ndodhen çdo ditë në shërbim të familjes së saj. Nuk tha përse aktivitetet e saj private ndodhin gjatë orarit të punës. Nuk tha se me çfarë të drejte qytetarët e Tiranës paguajnë për trajtimin VIP të familjes Ristani.

Dhe, mbi të gjitha, nuk tha: “Kam bërë gabim, kërkoj ndjesë.”

Ristani nuk është e para dhe, për fat të keq, nuk do të jetë as e fundit. Para saj ishte Olta Xhaçka, që përdorte makinën e Ministrisë së Jashtme për nënën e saj notere. Ishte drejtoresha e “Illyrian Guard” që çonte fëmijët në shkollë me makinën e institucionit. Ishte vetë Erion Veliaj që çdo mëngjes shfaqej me mjetin e bashkisë për të çuar djalin në kopsht.

Pushteti përdoret si pronë personale, ndërsa qytetarët shërbejnë si financues pa zë.

Reagimi i Ristanit u dënuar nga Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë, që e quajti gjuhën e saj një kërcënim për shtypin e lirë dhe një shmangie të përgjegjësisë publike. “Safe Journalists Albania” theksoi se raportimi për zyrtarët që përdorin burimet shtetërore për përfitime personale është plotësisht i ligjshëm dhe në funksion të interesit publik.

Por në Shqipëri, ku arroganca e pushtetit është kthyer në normë, ky standard nuk vlen. Këtu, kryetarja e bashkisë nuk jep dorëheqje. Ajo sulmon gazetarin. E quan “shantazhist”. E etiketon si “terrorist psikologjik”.

Dikur shfaqej pranë Veliajt si krahu i djathtë. Sot duket se po ndjek shembullin e tij në formën më të pastër: keqpërdorim, arrogancë, mungesë përgjegjësie.  Destinacioni duket gjithnjë e më qartë: drejt Durrësit, jo për pushime verore, por për një bashkim të vonuar me mikun e dikurshëm. Duket se për Ristanin, ajo ditë nuk është shumë larg.

Etiketa: anuela ristaniBashkia tiraneerion veliajreformaeditorial

Të tjera

“Një shërbëtore pa dinjitet”
Aktualitet

“Një shërbëtore pa dinjitet”

Nga Auron Tare Sa e turpshme, kur të arrestojnë, nuk të arrestojnë as me emrin tënd, por me emrin e...

22:44 04/02/2026
Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë
Aktualitet

Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 urdhër arreste për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në skandalin e kontrabandës së 102...

22:37 04/02/2026
Para
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Një shërbëtore pa dinjitet”

“Një shërbëtore pa dinjitet”

22:44 04/02/2026
Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

22:37 04/02/2026
Me porosi të Mirlinda Karçanajt, Daniel Shima grabiti 40 milionë euro nga AKSHI: si e ktheu nënën rrobaqepëse në biznesmene milionere dhe po pastron paratë me ndërtim, lavazh e marketing

Me porosi të Mirlinda Karçanajt, Daniel Shima grabiti 40 milionë euro nga AKSHI: si e ktheu nënën rrobaqepëse në biznesmene milionere dhe po pastron paratë me ndërtim, lavazh e marketing

22:26 04/02/2026
Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online

22:05 04/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.