Rinas: Grabiten 10 milionë euro/ Dyshohet një i vdekur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak çaste më parë në Rinas.

Informacionet e para flasin për një grabitje me armë.

Paraprakisht mësohet se ka patur shkëmbim zjarri dhe ka mbetur një i vdekur por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Raportohet se bëhet fjalë për një shumë prej 10 mln eurosh që i përkisnin një banke të niveli të dytë dhe po transportoheshin me automjet të blinduar në rrugën e Rinasit.

Autorët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake dhe me një furgon të bardhë.

Burimet policore thonë se ngjarja është në zhvillim e sipër dhe se informacioni do jepet pas grumbullimit të të dhënave

Ngjarja është shënuar rreth orës 15:00 në rrugën e Rinasit që të çon për në aeroport.

Paratë që i përkasin një banke të nivelit të dytë, do të transportoheshin jashtë shtetit.

Sipas informacioneve paraprake nga “shqiptarja.com”, grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.

Nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin thasët me para.

Ndërkohë duhet thesuar se dhe në vitin 2017 rreth 1.5 milionë euro u grabitën në mes të ditës në rrugën e Rinasit, ku autorët e armatosur zbritën nga makinat e tyre duke i drejtuar armët personave në blindin me paratë.

Shpërndaje
Share.

Komento