Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rimbushja e rezervave dhe ndihma për Ukrainën, BE: 545 milionë dollarë buxhet për të rritur prodhimin e municioneve

20:00 07/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Bashkimi Evropian tha sot se vendet anëtare të bllokut evropian kanë arritur marrëveshje për të shpenzuar 545 milionë dollarë për të rritur prodhimin e municioneve për Ukrainën dhe për të rimbushur rezervat me municione, të vendeve anëtare.

Akti për Mbështetjen e Prodhimit të Municioneve (ASAP) do të përqëndrohet kryesisht në prodhimin e predhave dhe raketave të artilerisë.

Vendimi vjen ndërsa Ukraina po e vazhdon kundërofensivën ndaj trupave ruse. Forcat ukrainase kanë avancuar me më shumë se një kilometër pranë qytetit lindor të Bakhmutit, tha zëdhënësi ushtarak Serhiy Cherevatyi për televizionin ukrainas të premten.

“Forcat e mbrojtjes vazhdojnë të përparojnë atje, duke ushtruar presion mbi armikun, duke kryer operacione sulmi, e duke përparuar në krahun verior dhe jugor”, tha ai.

Ndërkohë administrata e Presidentit Biden po shqyrton mundësinë e dërgimit të bombave thërrmuese në Ukrainë për ta ndihmuar atë në luftën e saj kundër Rusisë, thanë zyrtarët amerikanë, një veprim që ka të ngjarë të zemërojë grupet e të drejtave të njeriut.

Këto lloj armatimesh qëllohen nga një top dhe ato lëshojnë me dhjetëra ‘bomba më të vogla’ në një zonë të gjerë. Ato vazhdojnë të shkaktojnë dëm edhe pasi të kenë përfunduar luftimet. Bombat thërrmuese janë të ndaluara nga 123 vende për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët, por Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia nuk i kanë ndaluar ato.

Bombat thërrmuese pritet të jenë pjesë e një pakete të re ndihme të SHBA-së për Ukrainën që do të njoftohet të premten.

Dërgimi i bombave thërrmuese në Ukrainë “është një vendim që po shqyrtohet”, tha të enjten zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder.

Ukraina dhe Rusia po përdorin municionet e tyre thërrmuese në fushën e betejës. Por Kievi i ka kërkuar Uashingtonit të dërgojë bomba thërrmuese, pasi forcave ukrainase po iu mbarojnë municionet. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë rezistuar në ofrimin e tyre, për shkak të rrezikut që ato paraqesin për civilët.

Por tashmë sipas njoftimeve zyrtarët amerikanë besojnë se bombat thërrmuese do të ishin të dobishme në luftën kundër Rusisë. Laura Cooper, zëvendës ndihmës sekretare e Mbrojtjes, gjatë një séance në Kongres të mbajtur së fundmi tha se këto municione do të ndihmonin Kievin të përparonte në terren.

Vendimi mbi këtë çështje mund të shpallet të premten, sipas radios publike amerikane NPR.

Ndërkohë në Ukrainë vazhdojnë luftimet e ashpra. Të enjten, një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur nëntë të tjerë.

Kryetari i bashkisë së Lviv Andriy Sadovyi tha se raketa dëmtoi gjithashtu rreth 60 apartamente dhe 50 makina. Zoti Sadovyi e cilësoi këtë si sulmin më të madh kundër infrastrukturës civile të qytetit, që nga fillimi i agresionit rus vitin e kaluar.

“Do të ketë patjetër një përgjigje ndaj armikut. Një përgjigje të qartë”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetin social ‘Telegram’.

Lvivi është afër kufirit të Ukrainës me Poloninë, larg zonave të vijës së frontit në Ukrainën lindore dhe jugore që kanë qenë në qendër të luftimeve të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse./VOA

Të tjera

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet
Aktualitet

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

Turizmi në vitin 2025 ka shënuar një ngadalësim të dukshëm të ritmit të rritjes krahasuar me vitin paraardhës. Edhe pse...

14:02 23/01/2026
“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë
Aktualitet

“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

Zv. presidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj situatës alarmante në shëndetësinë publike, duke denoncuar dështime të...

14:00 23/01/2026
Para
Rekordet botërore shënojnë ditën më të nxehtë për herë të tretë brenda një jave

Rekordet botërore shënojnë ditën më të nxehtë për herë të tretë brenda një jave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

14:02 23/01/2026
“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

14:00 23/01/2026
Bushati: PD ka 10 vjet që denoncon për zonat e mbrojtura, heshti për Zvërnecin kur bëhet fjalë për Trump-Kushner

Bushati: PD ka 10 vjet që denoncon për zonat e mbrojtura, heshti për Zvërnecin kur bëhet fjalë për Trump-Kushner

13:32 23/01/2026
Një opozitë e tredhur nga frika dhe servilizmi është më keq se të jesh pa opozitë!

Një opozitë e tredhur nga frika dhe servilizmi është më keq se të jesh pa opozitë!

12:50 23/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.