Skip to content
Aktualitet

Rikthimi i nxënësve në shkolla, Kushi poston fotot: Procesi po shkon sipas parashikimeve!

· 2 min lexim

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka ndarë disa foto nga nisja e procesit mësimor në shkolla. Në një postim në Facebook ajo ka ndarë fotot e nxënësve të rikthyer në klasa me maska mborjtëse për t’u mborjtur nga infektimi me Covid. Krahas fotove Kushi shkruan se procesi ka ecur sipas parashikimeve dhe janë respektuar rregullat e higjenës dhe distancimit fizik.

Kushi ka shprehur mirënjohjen për të gjithë nxënësit dhe prindërit e sidomos mësuesit për pëkushtimin dhe sakrificën që kanë treguar.

Postimi i plotë i Kushit.

Sot, në të gjithë vendin ka rinisur procesi mësimor sipas skenarit të parë në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, ku çdo gjë ka ecur sipas parashikimeve dhe duke respektuar rregullat e higjenës dhe distancimit fizik.

Fatmirësisht besimi për rikthimin e shpejtë në normalitet sa vjen e rritet.

Mirënjohje pa kufi për të gjithë nxënësit dhe prindërit, por sidomos për mësuesit tanë, të cilët falë sakrificës e përkushtimit të pashoq kanë treguar se janë heronj të vërtetë në një kohë kaq të vështirë.

Kujtojmë që Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi për rikthimin e nxënësve të gjimnazeve dhe cikleve më të ulëta në shkolla pasi incidence e koronavirusit ka ardhru në rënie. Ndërkohë, ditën e nesërmë pritet një tjetër mbledhje e komitetit dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë rikthim në auditore për studentët.