Skip to content
Të Gjitha

“Rikthehet funksionimi i disa shërbimeve online”, si AKSHI del blof me njoftimin e fundit (Fotot)

· 3 min lexim

Pas sulmit kibernetik, AKSHI njofton se shërbimi online në Shqipëri po i rikthehet normalitetit.  Sipas AKSHIT kanë nisur të funksionojnë disa shërbime, ndërsa vijon puna nga ekspertët e IT për të rikthyer funksionimin e të gjitha shërbimeve.

Ndërkohë që nga një kontroll që Gazeta Reforma ka bërë, rezulton se portalet qeveritare nuk hapen.

e-Albania është jashtë funksionit, po ashtu edhe Kryeministria, duke hedhur poshtë deklaratën e AKSHI-t që mesa duket po tenton të “qetësojë” qytetarët.

Duhet evidentuar fakti se shërbimet në institucione, si aplikime apo  gjenerim dokumentash, janë ato që u interesojnë kryesisht qytetarëve.

Portali e-Albania i mëse propaganduar nga qeveria, tashmë është i bllokuar, teksa AKSHI tenton që të na hedhë hi syve, duke tregur se ëebet e disa institucioneve funksionojnë.

Por theksojmë faktin senëpërmjet faqeve zyrtare të institucioneve në ëeb, qytetarët nuk mund të kryejnë veprime, përveçëse të marrin informacione.

Kështu që e-Albania si emëruesi i përbashkët i pothuajse të gjitha institucioneve në vend, tashmë është e bllokuar dhe kjo është çështja kryesore.

Njoftim i plotë i AKSHI për mediat:

Kunderofensiva e AKSHI-t dhe aleateve ndaj sulmit kibernetik po ecen me ritme te shpejta dhe ne perputhje me planin e emergjences.

Pas një pune të jashtëzakonshme, prej 96 orësh papushim, nga ekipi i inxhiniereve dhe ekspertëve IT të AKSHI-t, ndihmës së skuadrës së Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerëve të “Jones Group International”, po kthehemi në normalitet.
Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.
Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë:
– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave;

– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike;
– Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.
Po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera.

Ndjekja e protokolleve të reagimit ndaj sulmeve kibernetike, izolimi i menjëhershëm i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare, që në momentet e para, bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura.
Kjo rezultoi kundërpërgjigjia e duhur ndaj këtij sulmi masiv të pandodhur kurrë më parë ndaj vendit tonë.
Falenderojmë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin dhe mirëkuptimin në përballjen me këtë armik kibernetik të përbashkët.
Siguria kibernetike dhe ofrimi i shërbimeve publike online ka qenë dhe do të mbetet prioriteti ynë.