fbpx

Rikthehet frika/ Tërmeti shkund Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pak minuta më parë Greqinë, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në vendin tonë. Tërmeti ka qenë me mganitudë 6 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia ka qenë 2 km. Epiqendra e tërmetit ka qenë sërish në afërsi të Elassona-s. Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar nga lëkundjet e fuqishme.

Kujtojmë që një termet me magnitud 5.9 ka goditur  Greqinë. Tërmeti u ndje edhe në Atikë. Lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në disa qytete në Jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave të para nga  Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi prej 10 km dhe epiqendra e tij ishte 21 km në jug-perëndim të Elassona. Si pasojë e lëkundjeve të forta  një person ka humbur jetën dhe u jane  regjistruar dëme të shumta materiale. Mediat greke publikuan pamje ku shiheshin qytetarët që duke vrapuar në rrugë të frikësuar e duke u munduar qe të kontaktojnë me familjarët e tyre.

Paslëkundjet vazhduan gjatë gjithë ditës së djeshme me një tjetër goditje të fortë i shkallës 5.3 Rihter u regjistrua sërish mbrëmjen e djeshme. Epiqendra e lëkundjeve ishte 30 kilometra në perëndim të Larisës dhe 17 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Tyrnavos. Thellësia e vatrës sipas EMSC ishte vetëm  dy km.

 

 

Shpërndaje
Share.

Komento