Rikthehen përgjimet e “Bild”, ja çfarë njofton Peter Tiede

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Media gjermane “Bild” ishte ajo që trazoi politikën shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama me përgjimet e publikuara disa ditë më parë, por ende nuk do ndalet së publikuari përgjime e skandale për poltikën tonë.

Edhe ditën e sotme pritet që politika shqiptare të “ulet mbi gjemba”, pasi në orët e pasdites do të publikohen përgjime të reja nga dosja “339”.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar vetë gazetari Peter Tiede në rrjetin social Facebook ku shkruan se të hënën priten të publikohen të tjera përgjime.

“Si shqiptar unë do të shikoj të hënën pasdite, Bild.de”, shkruan gazetari Peter Tiede në Facebook.

Publikimi i përgjimeve vjen një ditë para mbledhjes së krerëve të shteteve të Bashkimit Europian, që pikërisht në 18 Qershor do të vendoset për zgjerimin e unionit, që përfshin edhe fatin e Shqipërisë në lidhje me negociatat.

Shpërndaje
Share.

Komento