Skip to content
Të Gjitha

Rezultoi me papastërti kancerogjene, Agjencia Europiane e Barnave bën thirrje për ndalimin e këtij medikamenti

· 1 min lexim

Medikamenti ranitidinë po hiqet nga tregu pas alarmit të dhënë nga Agjencia Europiane e Barnave.

Sipas “Top Channel”, në këtë tabletë janë gjetur papastërti kacerogjene.

Ky ilaç përdoret në rastet e dhimbjes së stomakut, si dhe mund të merret pa recetë.

Mjekët ndërkohë po njoftohen nga urdhrat përkatës, që të mos e shkruajnë më si ilaç në recetë, pas alarmit.

Gjithashtu personat që kurohen me ranitidinë, duhet të konsultohen me gastrohepatologun e tyre, në mënyrë që të gjejnë një medikament alternativ.

Në të njëjtën kohë edhe personat që e marrin pa recetë, duhet të konsultohen më parë me farmacistin.