Skip to content
Të Gjitha

Rezultate skandaloze: Gjysma e mësuesëve ngelin në provimin e licencës

· 1 min lexim

Pavarësisht se kanë mbaruar studimet e larta, gjysma e kandidatëve që duan të marrin licencën për mësues, kanë ngelur në provimin e shtetit.

Provimi i Shtetit ka dalë me rezultate skandaloze për kandidatët që duan të marrin të drejtën e mësimdhënies.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka raportuar se vetëm 49.6% e kanë kaluar provimin, ndërsa pjesa tjetër duhet t’i nënshtrohet sërish testimit kundrejt një pagese.

Ndërkohë theksohet se edhe ajo përqindje e kandidatëve që ka kaluar provimin, nuk ka marrë pikët maksimale.

Gjithashtu të gjithë kandidatët mbetës kanë të drejtë të ankimojnë rezultatin e provimit.