Rezistenca qytetare futet sot në ditën e 50, moment historik për Shqipërinë

Çdo mbrëmje, mijëra qytetarë mblidhen në protestë me një kërkesë që e cilësojnë të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit përsërisin se mobilizimi i tyre do të vijojë deri në arritjen e këtij qëllimi.
Gjatë tubimeve dëgjohen thirrje si “Shqipëria nuk është në shitje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, “Rama, SPAK You”, “Revolucion”, “Opozitë e shitur”, “Nuk dorëzohemi deri në fund”, “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Po ashtu, pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa deklarojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Sipas tyre, rezistenca nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e qeverisë Rama.