Kur nuk ka kaluar më shumë se një javë nga ekzekutimi i Hekuran Billës,biznesmeni i cili mbeti i vrarë në zonën e Komunës së Parisit,duket se familjarët e tij po përgatiten për hakmarrje.
Ka qenë nipi i të ndjerit i cili ka postuar një foto në rrjetin social “Snapchat”, të dajës së tij Hekuran Billa në bagazhin e një makinë luksoze.
Personi në fjalë i njohur me nofkën “Ani Albanina” ka postuar foton e dajës së tij me mbishkrimin “Revenge for daja” (hakmarrje për dajën).
Personi që ka postuar këtë foto bën me dije se foto të tjera për hakmarrjen e dajës janë postuar edhe më parë nga nipi i Billës.
“Përshëndetje JOQ! Personi që e ka postuar këtë foton është nipi i Hekuran Billës. Ka postuar dhe shumë foto të tjera që thotë hakmarrje për dajën.”