Fotoja e kryeministrit Edi Rama, i bërë i gjithi me bojë, është zgjedhur si foto e javës nga prestigjiozja “Reuters”.
Në këtë kolazh fotosh të “Reuters” janë në total 25 foto, por ajo e kryeministrit shqiptar renditet e para.
Kujtojmë se të enjten, gjatë seancës plenare, deputeti demokrat Edi Paloka hodhi me anë të një shiringë bojë në drejtim të kryeministri Edi Rama.
Sado që u përpoq të mbrohej, Rama nuk i shpëtoi dot spërkatjes. Sipas Palokës, kjo ishte një kundërpërgjigje e tij ndaj ofendimeve të kryeministrit Rama.