Reshjet shkaktojnë rrëshqitje dherash në Qafë Thanë, në rrugën e Arbrit shkëputet shkëmbi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qarkullimin në rrugë. Kështu, në segmentin e rrugës Arbrit në afërsi të Urës Çereneçi shkëputet një masiv shkëmbi që çan dhe betonin që mbron rrugën dhe bie në asfalt . Kompania private ka ndërhyrë për pastrimin e saj, raporton ARRSH.

Në qarkun e Kukësit, në disa akse rrugore pati shkarje inertesh e rënie gurësh, ku rrugët që lidhin fshatrat Gdheshtë, Pistë dhe Vrish me rrugën nacionale kanë pasur rrëshqitje dherash dhe të gurëve duke sjellë bllokimin e tyre. Vështirësi për qarkullim ka edhe në rrugët që lidhin fshatrat me Njësinë Administrative Lekbibaj, që kanë problematika në segmente të caktuara, si dhe rruga që lidh fshatin Tafaj e Gegaj me Njësinë Administrative Tropojë e vjetër Bashkia Tropojë.

Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje gurësh në Elbasan në disa akse rrugore. Në akset rrugore Elbasan-Qafe Thanë dhe Kryq Shirgjanit-Llixhe ka rrëshqitje dherash e gurësh, ndërsa në aksin rrugor Gramsh-Poroçan ka rrëshqitje dhe shembje të rrugës duke krijuar problem në qarkullimin e mjeteve.

Në disa njësi administratën ka probleme me furnizimin me energji elektrike si në Lunik, Orenje ne bashkinë Librazhd, ne Tregan, Shirgjan bashkia Elbasan, ku OSHEE po punon për riparimin e defekteve.

Gjithashtu problem ka edhe me furnizimin me energji elektrike ku fshatrat Nangë, Kolesian dhe Gdheshtë, fshati Pogaj , fshatrat Palcë, Salcë e Brisë. Kabina elektrike e fshatit Palcë është e dëmtuar, ndërsa grupet e punë së OSHEE-së po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike. /Gazetareforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento