Gjendet brenda “Range Rover-it” automatiku me të cilin u krye vrasja e Kastratit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjendet një armë zjarri në makinën e djegur, e cila mendohet se është përdorur për kryerjen e atentatit sot në Fier, ku mbeti i vrarë Shkëlzen Kastrati.

Bëhet fjalë për një automatik, me të cilën thuhet se është qëlluar ndaj 40-vjeçarit.

Mësohet se arma ishte në brendësi të mjetit tip ‘Range Rover’, që u gjet i djegur sot në Mbrostar, afër vendit ku do të ndërtohet dhe spitali i ri i Fierit.

Në ditët e para të janarit 2016, pak kilometra larg vendit ku u vra sot Shkëlzen Kastrati dhe ku u gjet i djegur mjeti tip Range Rover, u qëllua me breshëri plumbash Kelmend Kastrati, vëllai i viktimës së atentatit të sotshëm.

Kelmend Kastrati ishte në makinë me dy persona të tjerë, një prej të cilëve fatkeqësisht humbi jetën. Në afërsi të Mbrostarit, në vendin e quajtur “Mulliri i Artë”, Kelment Kasatratit, Denis Kasajt dhe Elton Margaritit, iu bë atentat.

Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur të tre udhëtarët në makinë, por fatkeqësisht një prej tyre, Denis Kasaj, nuk mundi të jetonte.

Dyshimet kryesore për atentatin në atë kohë lidheshin me prishjen e pazareve të drogës në Holandë.

Për këtë ngjarje u arrestua Florian Bushi, agjent i Shërbimit Informativ Shqiptar, pasi u kishte treguar autorëve vendndodhjen e Klemend Kastratit dhe dy personave të tjerë. Gjithashtu, për ngjarjen në fjalë u arrestuan dhe Ilir Memushaj dhe Ylli Nazëraj. /Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento