Pas problematikave që solli moti i rënduar në Shkodër duke sjellë dëmtime tek automjetet e parkuara, rreshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme serioze edhe tek akset në Prefekturën e Gjirokastrës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm u bllokua segmenti rrugor Bënçë-Lekdush, në njësinë administrative Kurvelesh Bashkia Tepelenë për shkak të rreshjeve të shiut dhe rënies së inerteve nga lartësitë. Në këto momente që po flasim aksi është i kalueshëm vetëm me një sens drejtimi pasi është bllokuar nga inertet. Bashkia Tepelenë po merr masa duke dërguar dy automjete për zhvendosjen e inerteve.
Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë
Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, mes debateve procedurale dhe mungesave të shumta të...








