Skip to content
Aktualitet

Reshje shiu dhe temperatura në rënie, parashikimi i motit për të martën, 13 tetor 2020

· 1 min lexim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra e presionit të ulët atmosferik të pozicionuar në lindje të tij e cila po influencn reshje shiu intesive në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E martë 13 tetor 2020

Moti do të jetë i vranët dhe reshje shiu me intesitet mesatar me aktivitet kryesor gjatë orëve tv para të ditës. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  10/14°C

Zonat e ulëta  12/20°C

Zonat bregdetare 15/20°C

/GazetaReforma.com/