Skip to content
Të Gjitha

Rënia e gurëve bllokon aksin Bajram Curri-Valbonë, policia kërkon evitim të këtij segmenti rrugor

· 1 min lexim

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut këtë fundjavë është bllokuar aksi Bajram Curri- Valbonë

Policia ka njoftuar se rënia e gurëve ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të mbrëmjes së kaluar, ndërsa ëkrkohet nga qytetarët dhe turistët të evitojnë lëvizjen në këtë segment.

Ndërkohë policia dhe Firma kontraktuese kanë shkuar në vendin e bllokimit dhe po punojnë për hapjen e shpejtë të rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Për shkak të rreshjeve të shiut, gjatë mbremjes së djeshme, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është i bllokuar nga rënia e gurëve.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve apo turistëve që ndodhen në Tropojë, të evitojnë lëvizjen në këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet e Policisë Rrrugore ndodhen në vendin e bllokimit si dhe firma kontraktuese po punon për hapjen e rrugës.

Për çdo problem qytetarët që ndodhen në këtë aks të telefonojnë në numrin 129 për t’ju ardhur në ndihmë.