RENEA, FNSH dhe ‘Shqiponja’ në aksion! Megaoperacion në disa qytete, priten mbi 50 arrestime

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e sotme është ndërmarrë një aksioni në qarkun e Elbasanit, në qendër të së cilit është goditja e veprimtarive kriminale.

Operacioni zhvillohet nga Policia e Elbasanit, ndërsa janë përfshirë edhe 100 punonjës policie, RENEA-t, efektivë të FNSH-ve, “Shqiponjat”, oficerë të Krimeve të Rënda dhe atij ekonomik.

Ky operacion i shtrirë në të gjithë qarkun, ka si synim konkretisht goditjen e lojrave të fatit, basteve të paligjshme, si edhe kapjen e personave me precedentë kriminale, ndaj të cilëve është marrë masa “arrest me burg” në mungesë.

Efektivët e Policisë po zhvillojnë kontrolle të imtësishme kudo dhe po shohin pamjet e kamerave të sigurisë së objekteve të ndryshme.

Po ashtu, po zbvillohen kontrolle paralele edhe në qytetin e Tiranës e Laçit, ku Forcat e Rendit po kontrollojnë në çdo lokal për pika të ndryshme ku ushtrohen lojëra të paligjshme të fatit dhe veprimtari të tjera.

Ky aksion pritet të vijojë gjatë gjithë natës dhe sipas pritshmërive do kryhen mbi 50 arrestime.

Shpërndaje
Share.

Komento