Rëndohet situata nga koronavirusi në Kosovë, qeveria ashpërson masat: “2000 euro gjobë kush nuk i zbaton”

Ditët e fundit bilanci nga koronavirusi në Kosovë është përkeqësuar dhe deri më tani janë regjistruar 362 persona të infektuar, 8 viktima, teksa janë shëruar plotësisht 59 pacientë.

Nga personat e infektuar, katër pacientë janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi në Klinikën Infektive.

Në një intervistë pëe RTV Dukagjinin infektologu Valbon Krasniqi deklaroi se në Klinikën Infektive momentalisht janë duke u trajtuar 53 pacientë të prekur me COVID-19 ndërsa pjesa tjetër janë në shtëpi në gjendje të stabilizuar.

“Gjendja shëndetësore e shumicës së pacientëve që po trajtohen në QKUK është stabile. Ndërkohë që kemi gjashtë pacientë me oksigjeno terapi dhe katër të tjerë që janë në gjendje shumë të rëndë. Këta pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë janë duke u trajtuar në repartin intensiv të Klinikës Infektive”.

Numri i të infektuarve sipas infektologut mund të rritet edhe më tepër nëse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e IKSHP.

“Kjo gjendje është si pasojë e veprimeve të qytetarëve gjatë dy javëve të kaluara, ndërsa mos zbatimi i masave gjatë këtyre dy-tri ditëve do të shihet brenda dhjetë ditëve të ardhshme”.

Sakaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për shtyp ka lajmëruar shtimin e masave, duke bërë me dije se çdo qytetar mbi 16 vjeç mund të dalë në ditë vetëm 90 minuta jashtë shtëpisë, i pashoqëruar dhe vetëm për pazare apo pagesa bankare.

Kjo masë hyn në fuqi të mërkurën dhe personat që nuk e zbatojnë do gjobiten me 200 euro.

“Për personat mbi moshën 16 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime për familje dhe pagesa bankare për jo më shumë se 1 orë e gjysmë.Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përveç në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjeç në prani të kujdestarit”, tha ndër të tjera Vitia.

Kufizimet e qeverise:

Prej datës 15 prill ndalohet qarkullimi i personave fizik në komuna përveç rasteve në vijim:

Për personat mbi moshën 60 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me mallra të domosdoshme dhe për të kryer nevojat financiare për 1 orë e gjysmë në ditë.

Gjatë qarkullimit për furnizim me mallra nuk lejohet shoqërim nga askush përveç personave me aftësi të kufizuara dhe personave nën moshën 16 vjeç.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë ndaj personave mbi 65 vjeç të mos dalin nga shtëpitë.

Shumica e qytetarëve do të kenë mundësi të dalin 1 herë në ditë për 1 orë e gjysmë.

Në rastet emergjente lejohet dalja.

Lejohet qarkullimi për personat fizik kur është e domosdoshme për tu kujdesur për një person të sëmurë.

Nga data 15 prill nga ora 6 ndalohet qarkullimi o veturave, përveç në disa raste.

Me leje të veçant lejohet qarkullimi i mjeteve për stafin esencial.

Lejohet qarkullimi për të kryer nevojat e instituticoneve të parapara.

Lejohet qarkullimi i automjeteve për personat me aftësi të kufizuar.

Përveç në këto raste nuk lejohet më shumë se një 1 pasagjer në veturë.

Ndalohet ndalja për arsye tjera përveç këtyre lartë.

Mosrepsektimi i vendimit dënohet me gjobë. Personat fizik dënohen me 1 mijë deri në 2 mijë euro gjobë.

Se kur do të jetë koha e tyre e daljes jashtë shtëpive do të përcaktohet në bazë të tre numrave të fundit të letërnjoftimeve.

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë