Skip to content
Aktualitet

Rëndohet gjendja, një naftëtare greviste me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Një nga naftëtaret greviste në Ballsh, është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Silva Fejzaj, është dërguar me një automjet privat nga kolegët e saj, sepse gjendja shëndetësore ka qenë shumë e rëndë.

Tashmë mjekët po i japin ndihmën mjekësore. Gjendja paraqitet e rëndë dhe grevistja nuk ishte në gjendje të fliste as për mjekët.

Ndërsa gratë greviste janë të vendosura të marrin pagat që u takojnë ose thonë se do ‘vdesim në grevën e urisë’.

/GazetaReforma.com/