Skip to content
Të Gjitha

Rëndohet bilanci i COVID-19, shkon në 5 numri i viktimave

· 1 min lexim

Një tjetër person ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në Shqipëri, duke e çuar në 5 numrin e përgjithshëm.

Ai është një 48-vjeçar nga Puka, baba i 4 fëmijëve.

Mësohet se viktima ishte bashkëpronar në një biznes në zonën e Unazës dhe dyshohet se është infektuar nga V.Kola, kontakti i parë i pacientit 0, i cili është shëruar tashmë.

Prej 10 ditësh, 48-vjeçari trajtohej me frymëmarrje të drejtuar nga aparatura.

Bilanci i COVID-19 në vendin tonë tashmë ka ndryshuar, duke shënuar 104 të prekur, 5 viktima dhe 5 të shëruar.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme brenda 24 orësh ndërruan jetë dy persona, nja 71-vjeçar nga Kuçova dhe një 43-vjeçar nga Kavaja.

Aktualisht në spitalin Infektiv po trajtohen 49 persona, ndërsa pjesa tjetër ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi, në gjendje të stabilizuar.

Autoritet ndërkohë vijojn me thirrjet për respektimin e rregullave të higjienës, distancës sociale, si dhe rekomandojnë kufizimin në maksimum të daljeve nga shtëpia.