Rëndohet bilanci i COVID-19 në Shqipëri, shënohet viktima e katërt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Shqipëri është regjistruar viktima e katërt nga koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për një 43-vjeçar nga Kavaja, i cili ndodhej në spitalin Infektiv dhe mbahej në terapi intensive.

Pasi gjendja e tij u rëndua mbrëmjen e djeshme, u vendos në frymëmarrje të detyruar për disa orë.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ai nuk mundi dot të mbijetonte.

Mësohet se 43-vjeçari nuk kishte asnjë sëmundje tjetër përveç obezitetit.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, humbi jetën edhe një 71-vjeçar nga Kuçova, i cili vuante nga sëmundje malinje.

Kujtojmë këtu se dy viktimat e parë janë një 73-vjeçare në Durrës dhe 66-vjeçari nga Lushnja.

Në spitalin Infektiv ndodhen 43 persona, 3 prej të cilëve mbahen në terapi intensive.

Bilanci i COVID në vendin tonë përkeqësohet kështu me 4 viktima, ndërsa në total numri i të prekurve shkoi 89 ditën e djeshme, me identifikimin e 13 rasteve të reja.

Tirana është qyteti me numrin më të madh të të prekurve me 63, e ndjekur nga Fieri me 8, Durrësi me 6, Kavaja dhe Korça me 3, Elbasani, Lushnja dhe Rrogozhinam e 2 dhe Kuçova me 1.

Pas Shqipërisë së mesme, harta e koronavirusit është zgjeruar në jug të vendit, në Korçë dhe Kuçovë, ndërsa ka dyshime edhe për tre persona në Vlora.

Kujtojmë këtu se orari i ri i lëvizjes së këmbësorëve për këtë javë do të jetë 05:00-13:00.
Përtej këtij orari në rrugë do të jenë vetëm makinat e shërbimeve të emergjencës, makinat shtetërore, mediat dhe mjetet e furnizimi.

Autoritetet ndërkohë vijojnë me thirrjet për respektimin e rregullave të higjienës dhe distancimit social.

Shpërndaje
Share.

Komento