Skip to content
Të Gjitha

Rektori i Universitetit të Mjekësisë përdor maskën kundër Covid-19 edhe për fshirjen e djersëve

· 1 min lexim

Presidenti i vendit Ilir Meta u dorëzoi ditën e sotme dekretet e emërimit rektorëve të universiteteve publike, të shpallur fitues nga zgjedhjet e 30 korrikut.

Mes rektorëve të ftuar në ceremoni ka qenë edhe Arben Gjata, rektori i Universiteti të Mjekësisë, i cili në të njëjtën kohë është  edhe pjesë e ekiptit të Task Forcës Anti-Covid.

Në fotot e siguruara nga Newsbomb shihet se gjatë ceremonisë kamerat kanë fokusuar në një moment të sikletshëm rektorin Gjata i cili për shkak të tempertuara të larta ka përdorur maskën për të fshirë djersët.

Kujtojmë se maska përdoret si mjet parandalues për përhapjen e Covid-19, por mesa duket rektori Gjata e ka përdorur edhe si “fasoletë për fshirjen e djersëve”

2-18-531x400.jpg3-10-527x400.jpg