Skip to content
Të Gjitha

Rekord të shëruarish ditën e sotme! 227 pacientë fitojnë betejën me COVID-19

· 1 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme se në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 227 qytetarë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, njofton Manastirliu.

https://www.facebook.com/168952600227465/posts/1035662786889771/?extid=pa4kYaOkXAv0zqDp&d=n

Ky është numri më i lartë i të shëruarve ditore nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë ditën e djeshme 75 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.