Italia ka regjistruar ditën e sotme më shumë se 2,000 raste me koronavirus për herë të parë që nga prilli. Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë në vend, më 24 orë u konfirmuan 2,548 raste me Covid-19 duke arritur nje total prej 317 409 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 24 viktima nga koronavirusi numër u njëjt ky me një ditë më parë.Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35,918
Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1140, për një total prej 228 844 raste.Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 5 viktima dhe 324 raste të reja pozitive.
Italia nuk ndjek trendin e Europës
Numri kumulativ i rasteve Covid në Itali në dy javët e fundit është aktualisht pak më shumë se 37 për 100,000 banorë, ndër nivelet më të ulëta në Europë. Mbretëria e Bashkuar ka mbi 100 raste për 100 000 banorë, Franca mbi 230 dhe Spanja mbi 330.
Në realitet, është e vështirë të identifikosh saktësisht pse Italia në një farë mënyre nuk po tërhiqet nga trendi i vendeve europiane
Shkalla e testimit të saj nuk është jashtëzakonisht e lartë – Britania e Madhe po kryen tre here më shumë teste se Italia e cila po kryhen teste të shpejta në rezultate në disa aeroporte, stacione treni dhe shkolla, duke ‘kapur shpejt’ rastet e reja dhe po shpejt izolimin e tyre.
Shpjegimi më i mundshëm është një kombinim i faktorëve – testimi dhe gjurmimi efikas si dhe bllokimi më i gjatë në kohë. Italia ishte vendi i parë në botë që u mbyll totalisht dhe një nga më të ngadaltët për t’u rihapur. Gjithashtu traumat e shkaktuara nga Covid i kanë bërë njerëzit të jenë më të ndërgjegjshëm në respektimin e masave.